Dritan Abazoviç, kryeministri në largim i Malit të Zi është sulmuar mbrëmjen e kaluar në një diskotekë në Budva, mëson ‘Kurir’.
Sulm ndaj Abazoviç ndodhi gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.
Abazoviç ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai e ka ofenduar e më pas tentoi që t’i afrohej. Sigurimi i kryeministrit teknik reagoi me shpejtësi.
Më pas u hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic u evakuua. Ai është mirë dhe nuk është i lënduar. Aktualisht po vijojnë hetimet nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026