Numri i aksidenteve rrugore shënoi rritje me 19 % gjatë muajit korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në muajin korrik të këtij viti numërohen 125 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin korrik të vitit 2022.
Në korrik të këtij viti, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 165 persona nga 150 në muajin korrik 2022.
Aksidentet rrugore, në 92 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026