Aktiviteti i lartë shpërthyer i vullkanit Etna në Siçili ka bërë që kompania administruese e aeroportit të Catania-s të njoftojë paraditen e sotme pezullimin e aktivitetit deri në orët e mesditës.
“Për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etnas, deri në orën 13:00 të ditës së sotme sektorët e hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojnë të mbyllur. Prandaj, të gjitha mbërritjet dhe nisjet janë të ndaluara”, thuhet në njoftim.
Kompania po ashtu u ka kërkuar pasagjerëve që të shfaqen në aeroport vetëm pasi të konsultohen me kompanitë ajrore me të cilat kanë zgjedhur të fluturojnë.
Aktiviteti i lartë vullkanik ishte raportuar prej mbrëmjes së djeshme. Ai u regjistrua nga Observatori Etna i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, i cili foli për një re shpërthyese në drejtim të jugut.
Nga pikëpamja sizmike, nga ora 18 amplituda mesatare e lëkundjes vullkanike ka shfaqur një rritje të menjëhershme dhe ka arritur pas rreth njëzet minutash në nivelin e vlerave të larta që janë bërë shqetësim për ishullin.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026