Një video tronditëse është shfaqur në internet, që tregon një baba duke pirë një birrë ndërsa djali i tij 11-vjeçar fluturon me aeroplanin e tyre privat pak çaste para se dyshja të vriteshin në një aksident.
Garon Maia, 42 vjeç, dhe djali i tij Francisco vdiqën pasi avioni i tyre me dy motorë Beechcraft Baron 58 u përplas në një pyll midis Rondonia dhe Mato Grosso në Brazil më 29 korrik.
Tani është shfaqur një video e çiftit në momentet para aksidentit, duke treguar të miturin duke drejtuar me gëzim avionin ndërsa babai i tij pi një shishe birrë. Raportet online thonë se fluturimi ishte ai që i mori jetën çiftit, por kjo është ende e pakonfirmuar.
Gjatë klipit, 42-vjeçari mund të shihet i ulur në ndenjësen e pilotit të dytë, duke e udhëzuar Franciscon se si të operonte aeroplanin.
“Prit, gjithçka gati? Nuk ka asgjë përpara, ok. Hajde, shtoje shpejtësinë. Dora në levë, dora në levë. Mbaje dorën atje dhe shiko shpejtësinë.”-dëgjohet ai të thotë në video.
Pak çaste më vonë ai shihet duke pirë një birrë, ndërsa i biri vazhdon rrit shpejtësinë.