Ushtria izraelitë ka ndërmarrë dy sulme të ndarë në orët e para të mëngjesit në Siri dhe Cisjordani, kundër militantëve.
Sipas mediave shtetërore në Siri, të paktën 4 ushtarë u vranë nga një sulm i Izraelit në periferi të Damaskut. Sulmi shkaktoi dëme të mëdha, teksa sistemi antiajror mbrojtës arriti të rrëzojë disa raketa të tjera.
Që prej nisjes së luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli ka ndërmarrë dhjetëra sulme kundër pozicioneve të regjimit sirian, forcave iraniane dhe militantëve të Hezbollah, armiqve të tyre të përjetshëm.
Ndërkohë, sulmi i dytë realizua në Cisjordani, ku tre militantë palestinezë u vranë, të cilët sipas komunikatës së ushtrisë, ishin duke përgatitur një sulm terroristë.
Njësitë e ushtrisë bllokuan makinën e dyshuar në dalje të kampit të refugjatëve në Jenin dhe e bënë shoshë nga plumbat, pasi personat që udhëtonin brenda saj nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.
Pas verifikimeve, rezultoi se një prej viktimave ishte Naif Abu Tsuik, një komandal lokal i Hezbollah, i cili dyshohet se fshihet pas sulmit të disa ditëve më parë në Tel Aviv.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026