Një gjykatë në Marok dënoi me 5 vite burg një burrë 48 vjeçar nën akuzën se kishte fyer monarkinë, një krim i konsideruar i rëndë në këtë vend.
Në fakt Said Boukioud, kishte kritikuar në rrjetet sociale vendimin e mbretit për të normalizuar marrëdhëniet mes Marokut dhe Izraelit, por kjo gjë u interpretua nga trupi gjykues si një fyerje ndaj kreut të shtetit.
Kjo edhe në bazë të Kushtetutës, ku çështjet që kanë lidhje me politikën e jashtme janë kompetencë e monarkut Mohammed VI.
Avokati mbrojtës i Boukioud deklaroi se vendimi i shkallës së parë do të apelohet, ndërkohë që e cilësoi atë si shumë të rëndë dhe të pakuptueshëm.
Maroku dhe Izraeli kanë normalizuar marrëdhëniet diplomatike mes tyre 2 vite më parë, në një akord të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026