Një pjesë e urës në Patra është shembur sot rreth orës 12:47 të drekës.
Në perimetrin e 206 të rrugës Patras – Pirgos ura u shkëput. Si pasojë kanë humbur jetën dy qytetarë dhe janë lënduar disa të tjerë.
Në vendngjarje ndodhen 35 zjarrfikës, avionë si dhe mjete speciale të shpëtimit.
Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve.
Në vendngjarje janë edhe Guvernatori Rajonal i Greqisë Perëndimore Nektarios Farmakis, zëvendësministri i Infrastrukturës Nikos Tachiaos dhe zv.ministrja e Transportit Christina Alexopoulou.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)