11.5 C
Tirana
21 / 12 / 2024

Berisha: Mirëpres secilin deputet t’i bashkohet grupit, por s’ia fal po bashkëpunuan me Ramën

Në bashkëbisedimin me qytetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD që të bashkohen me PD-në.

Sali Berisha: Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 Korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.

Berisha ka shtuar se i fton deputetët e grupit parlamentar të PD-së me zemër të hapur, por thotë se nuk ka asnjë tolerancë në rast bashkëpunimi të tyre me Kryeministrin Edi Rama.

Sali BerishaUnë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës.

Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq.

Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x