16.5 C
Tirana
18 / 04 / 2026

Beneti, duhet ta fitojë “luftën” kundër pushtimit të trotuareve dhe mjediseve publike!!

Nga Besi Bekteshi

Kjo “luftë” nuk mund të fitohet me një polici bashkiake të pareformuar dhe të “edukuar” vetëm për protesta partie dhe dembelizëm akut, prej shumë e shumë vitesh! 

…….

Largimin nga trotuaret dhe nga mjediset e publikut në Shkodër të individëve dhe bizneseve abuzues në rradhë të parë po e sabotojnë një pjesë (vogël)  e policëve bashkiakë që nuk duan ndërtimin e mentalitetit dhe administrimin e ri të Bashkisë. Paradite të urdhëruar për të larguar shitësa abuzues dhe pa leje, kurrfarë leje prej vitesh, bëjnë sikur punojnë dhe mbasdite i takojnë duke ju “sugjeruar” të kthehen sërish në vendin e tyre se dhe ky aksion do të dështojë si të gjithë të tjerët. E ndihmon këtë gjendje dhe realisht dështimet politike për këtë detyrim ligjor të bashkisë trashëgima e shëmtuar e viteve më përpara! Bashkia e Shkodrës është (ishte) e fundit në Shqipëri, në këtë detyrë, duke kthyer qytetin në një treg #informal si fshat të madh që shet në trotuar!  Po ashtu, kjo bashki asnjëherë nuk ka zgjidhur mënyrën e shitjes në treg normal dhe formal me një plan të madh dhe të sukseshëm. Shumë pak është bërë. Mjafton të shikohet Zdralja dhe Rusi dhe bindesh se aty ku ka formalitet në treg është një varfëri urbane dhe marrëzi në shitje pa kontroll. Pa kontroll pastërtie dhe pa kontroll fiskal!  E ndihmojnë këtë gjendje dhe “kryeredaktorë” mediatikë “shumëpartiakë” që vetë marrin disa paga informale përfshi atë formalen, ose atë në Bashkinë e Shkodrës prej kohësh! Nuk duan Shkodrën larg kësaj katrahure anti qytetërim, sepse jetojnë më mirë në llum qytetin e mentalitetit të tyre primitiv. 

Por kryesorja është formatimi me një reformë të vogël brenda institucionit të Bashkisë së Shkodrës për Policinë Bashkiake! Në kualifikimin më profesional dhe përzgjedhje, por dhe më në përgjegjësi të tyre si punonjës së shtetit dhe jo ushtarë militantë të partisë. Duhet të “vdesë” shërbimi ndaj partisë në policinë bashkiake të Shkodrës! Ose njerëzit që duan të punojnë kështu duhet të ikin. Po shpesh arrogantë sa të shikohen dhe fotografohen në mitingje partie si trupë në vete. Sigurisht duhet formatim në drejtimin më dinjitoz që shoqërohet po ashtu dhe me veshjet dhe mjetet e tyre më serioze. Kryetari sigurisht ka filluar ti pajisë, por unë besoj se aty ka nevojë për reformim të plotë dhe të thellë. 

Vetëm kjo mënyrë fiton garën me zaptuesit e pronës publike! 

Përndryshe kjo garë është: largoi sot dhe ata sërish vijnë nesër edhe më të shumtë. Shikohen qartë në qendër të Shkodrës, sepse tashmë kanë dekada që bashkia këtë mënyrë pune dhe drejtimi ka pasur! 

“Beteja” me pushtuesit e trotuarve dhe pronës publike në Shkodër, duhet fituar nga pikërisht fituesi i zgjedhjeve në mënyrë të pakrahasueshme ose Benet Beci! E një nga ato kërkesa që Benetin e kanë bërë ta votojnë socialistë dhe demokratë, është kjo padrejtësi anti qytetare në Shkodër me trotuaret dhe sipërfaqet publike të saj plot me evazorë fiskalë dhe pushtues anti urbanë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x