13.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

Serbët vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët pranë pikave kufitare me Kosovën

Dy pikat kufitare të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinje, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të mbeten të bllokuara edhe mëngjesin e kësaj të marte, nga qytetarë serb të cilët kanë barrikaduar lëvizjen e lirë me automjete te tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Albanian Post se sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, këto dy vendkalime kufitare janë ende të bllokuara.

“Informata e fundit ka qenë që janë të bllokuara, ata e bëjnë përgjegjësimin e jo ne. Sepse ka të bëjë me territor jashtë Kosovës, e ne si polici nuk kemi të drejtë të komentojmë për atë pjesë”, ka deklaruar Kelani.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, në webfaqen zyrtare ka paraqitur një tabelë në të cilën bëhet e ditur se pikat kufitare, Jarinje, Bërnjak dhe Merdare, janë të bllokuara.

Ndërsa në tabelën ‘Gjendja e rrugëve që shpijnë në pikat e kalimit kufitar’ specifikisht bëhet e ditur se në rrugën magjistrale Mitrovicë-Bërnjak, rruga është tërësisht e bllokuar.

Ndërsa, Podujevë-Merdare është e bllokuar për kamionë dhe autobusë, njëjtë si në magjistralen Mitrovicë-Jarinjë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x