26.4 C
Tirana
27 / 07 / 2026

Cilat janë akset me më shumë fluks trafiku në Tiranë?/ Policia: 80 kamera për monitorimin në kryeqytet

Pesë janë akset më problematike për trafikun në kryeqytet. Specialistë të policisë rrugore thonë se në këto akse krijohet fluks trafiku në 3 orare gjatë ditës.

AKSET ME FLUKS TRAFIKU:

RRUGA E DURRËSIT

PALLATI I SHIGJETAVE

PJESA E SAUKUT

RRUGA XHANFIZE KEKO

FARMACIA 10

UNAZA E MESME

Komandanti i Trafikut të Tiranës, Gerhard Baka, shprehet se: Janë oraret nga ora 7-9 e mëngjesit, i cili konsiderohet edhe piku i trafikut, dhe janë akset hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, pjesa tjetër e ditës ora 11:30 me 13:30 dhe pastaj kalojmë në fazën e orarit 15:30 me 17:30 apo 18:00.

Për t’i ardhur në ndihmë lëvizjes së automjeteve, 80 akse urbane dhe interurbane të kryeqytetit po monitorohen me kamera nga salla e komandimit në Policinë e Shtetit. Specialistë të Policisë Rrugore thonë se në vijim pritet të vihen në punë edhe kamera të tjera.

Gerhard Baka: Kemi një mbulim të akseve interurbane apo urbane kryesore të kryeqytetit me kamera. janë rreth 70-80 kamera momentalisht që janë funksionale.

Nga salla efektivët epolicisë njoftojnë për akset ku kërkohet ndërhyrja për zhbllokimin e fluksit.

“Pjesa e Unazës së Vogël ka një ngarkesë trafiku ne do i bëjmë thirrje shërbimit që duhet të punojë pak më shumë me trafikun.”

Në mjaft raste, përmes monitorimit me kamera të akseve rrugore, policia evidenton edhe shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Si në këtë rast.

“Kemi pasur raste të evidentojmë edhe drejtues që mbajnë fëmijë në vendin e parë, duke përdorur aparatin celular apo edhe parkim i gabuar. Në ketë rast, tek Vasil Shanto që lidhet me 21 Dhjetorin dhe do i bëjmë thirrje shërbimit që të ofrohet.”

Drejtuesit e policisë kërkojnë që edhe vetë qytetarët të përdorin rrugë alternative duke i zbuluar përmes telefonit për të mos kriijuar fluks në akset kryesore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x