22.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

Zgjedhjet e 14 majit/ Nga Veliaj te Sako e Filo, KQZ u jep mandatet 6 kryebashkiakëve socialistë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau zyrtarisht mandatet e kryebashkiakëve të radhës që fituan zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi këtë të premte dha mandatin për Erion Veliajn që do të drejtojë dhe për 4 vite Tiranën, në mandatin e 3të të tij, Emirjana Sakon në Durrës, Pjerin Ndreun e Lezhës, Sotiraq Filon në Korçë, Ermal Dredhën në Vlorë dhe për kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin.

Të gjithë këto kryebashkiakë, përveç Dredhës së Vlorës u rikonfirmuan në krye të bashkive pasi i drejtuan mandatin e shkuar, ndërsa Ermal Dredha, zëvendëson Drital Lelin, kryebashkiaku socialist të cilit Rama nuk i besoi rikandidimin.

Në mbledhjen e sotme KQZ shpërndau mandatet edhe për këshillat bashkiakë në Durrës, Krujë, Pukë, Përmet Gjirokastër, Memaliaj e Dibër.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x