Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në takimin e Këshillit të Sigurimit “Paqja dhe Siguria e Ukrainës”, që mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mes të tjerave, Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Presidencës franceze të KS, për ta mbajtur fokusin në çështjen e llogaridhënies, ndërsa, sipas saj, veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ministrja Xhaçka ka shtuar se Rusia ka zgjedhur ta injorojë hapur vazhdimisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sipas saj, lufta e Rusisë ndaj Ukrainës na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit dhe misionet për gjetjen e fakteve tregojnë një brutalitet të tmerrshëm kriminal kundër popullatës civile ukrainase, pasi mijëra njerëz kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit dhe miliona të tjerë janë të uritur.
Ministrja ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës dhe të punojë për të garantuar përgjegjësinë për atë që Rusia po bën në Ukrainë.
- Dëshmia e të mbijetuarit të Holokaustit: Ne na dehumanizuan - 28/01/2026
- Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet - 28/01/2026
- Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale - 28/01/2026