Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se kreu i PD-së Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga SHBA, duhet të ndjekë shembullin e Vangjush Dakos dhe Tom Doshit.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balla theksoi se Berisha duhet të lërë mandatin e deputetit dhe të ja kalojë dikujt tjetër.
“Zoti Berisha nëse do të bënte atë që ka bërë Dako. Dako në vlerësimin tim ka qenë një kryetar bashkie shumë i mirë, ka marrë këtë vendim pasi ka ikur nga kryetari i bashkisë dhe nuk është më aktiv në mandatet përfaqësuese dhe kjo është diçka që Berisha ta mësojë nga Dako, ose bën mirë ta mësojë nga Doshi.
Doshi u zgjodh deputet dhe depozitoi mandatin që kishte ditën që sapo u zgjodh. Meqenëse PD këtë gjë e propagandoi PD me javë dhe muaj para zgjedhjeve, minimalisht duhet ta bëj të njëjtën gjë. Berisha të lëshoj mandatin dhe ta marrë dikush tjetër”- theksoi Balla.
- “Çfarë nuk kanë thënë për familjen time e fëmijët e mi”, Rama: S’do më dëgjoni kurrë t’u përgjigjem, me të tjerët ne na ndan… - 30/05/2026
- “Zgjidhni një kryetar të ri”, mesazhi i deputetit të Kancelarit Merz në Kuvendin e PD: Kam ide kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur - 30/05/2026
- Ja kush janë anëtarët e Këshillit Kombëtar që u ‘spastruan’ nga Berisha - 30/05/2026