21.5 C
Tirana
26 / 06 / 2025

KRITIKA OPERISTIKE/ Baritoni shqiptar Myshketa, një zë i madh

Gëzim Myshketa, talenti shqiptar që po mahnit spektatorët e shumtë të sallave të operave ndërkombëtare, ishte në qendër të kritikës së specializuar pas rolit të Fordit në premierën e Operës “Falstaff”, me regji të komedianit të famshëm Denis Podalydes dhe kostume të stilistit legjendar Cristian Lacroix. Shtypi në Francë është shprehur me superlativa ndaj performancës së Gëzim Myshketës.

Ford tejmbushet me koherencë muzikore me Gëzim Myshketën: 𝒇𝒓𝒂𝒛𝒂𝒕 𝒆 𝒕𝒊𝒋 𝒋𝒂𝒏𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒛𝒋𝒂𝒓𝒓 𝒊 𝒔𝒉𝒏𝒅𝒓𝒊𝒕𝒔𝒉𝒆̈𝒎 i cili mbaron udhëtimin e tij vetëm kur kuptimi i pentagramit është shfaqur krejtësisht, shprehet OPERA ONLINE.

I mrekullueshëm gjithashtu Ford i baritonit shqiptar Gëzim Myshketa me zërin e tij të pasur dhe frazimin tejet Verdian, vijon CLASSIQUE NEWS.

Ndërsa Revista Operistike OLYRIX vlerëson duetin midis baritonit grek Tassis Christoyannis dhe Myshketës si “një dimension pothuajse epik”.

Ford, baritoni shqiptar i Gëzim Myshketës shfaq një zë të madh, të plotë dhe me fisnikëri të madhe timbrike. Personazhi ruan lartësinë dhe nuk bie kurrë në banalitet apo grotesk. Aleanca e këtyre dy zërave të shkëlqyer verdian Christoyannis dhe Myshketa i jep duetit në Aktin II – një dimension pothuajse epik.

Ky produksion bashkëprodhohet me Teatrin e Madh të Luxembourg dhe Operën e Caen.

Myshketa në rolin e Ford-it në premierën e Operës “Falstaff”
Gëzim Myshketa

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x