Burj Khalifa, një nga simbolet e Dubait dhe qiellgërvishtësi më i lartë në botë, është ndezur me ngjyrat kuqezi, duke u bërë pjesë e fushatës së AC Milan “Një dritë që nuk shuhet kurrë” e krijuar për të shoqëruar tifozët kuqezi në mbarë botën deri në fillimin e ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së kampioneve të së mërkurës, Milan-Inter.
“Një dritë që nuk shuhet kurrë” është një fushatë që thërret së bashku mbi 550 milionë tifozët e Milanit në mbarë botën, që të gjithë të marrin pjesë në një sfidë të veçantë për klubin, duke i ftuar ata të ndriçojnë shtëpitë, qytetet dhe hapësirat dixhitale të tyre me një dritë të kuqe, që zgjerohet nga Milano duke u përzier me të zezën e natës derisa arrin në të gjithë anët e globit.
Kjo gjë ka nisur që nga Piazza Duomo, zemra e Milanos, ku nga e marta janë ndezur dritat me stemën e Milanit dhe mijëra tifozë kuqezinj bëjnë foto. Edhe në San Siro është vendosur një dritë e tillë me stemën e Milanit. Një shans për Milanin do të jetë edhe Geri Kardinale. Ai ka qenë tre herë në San Siro dhe Milani ka fituar të tre ndeshjet. Numri 1 i Red Bird ka konfirmuar praninë e tij të mërkurën në San Siro, në kërkim të fitores së katërt të skuadrës së tij.
