8.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

VIDEOLAJM/ Taulant Xhaka për rekord botëror, e pabesueshme arsyeja!

Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka është bërë protagonist i një episodi që nuk është regjistruar më parë në futboll.

Gjatë ndeshjes së fundjavës që Basel luajti kundër Zyrihut, Xhaka u ndëshkua me të verdhin e dytë pasi goditi me kokë një kundërshtar dhe si rrjedhojë u largua nga fusha duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë por këtu ndodhi edhe çudia.

Pasi gjyqtari u konsultua me sistemin VAR e thirri sërish por jo për ta kthyer në lojë. Ai zhvlerësoi të verdhin dhe i tregoi direkt të kuqin. Një rast i paprecedentë ky në epokën e ndryshimeve teknologjike në futboll.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x