13.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministri Rama lë spitalin

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikal për heqjen e apendicitit, që iu nënshtrua mëngjesin e kaluar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.

Kreu i qeverisë raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por protokolli mjekësor e bëri të nevojshëm qëndrimin e tij 24 orë në spital. Ai ka lënë ambientet e spitalit rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Edi Rama pritet të qëndrojë në shtëpi dhe 2-3 ditë të tjerë përpara se të rinisë nga puna, teksa fushata zgjedhore po hyn në ditët më të forta të saj.

Kryeministri Rama shkoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në spital pasi vuante nga apendiciti akut, të cilin, sipas mjekut Gjata e hoqi me laparoskopi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x