Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë Muzeun e Artit Mesjetar në qytetin e Korçës i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Armanda. Këtë vizitë ai e ka ndarë nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Postimi i plotë i Presidentit Begaj:
“Në vijim të nismës për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, së bashku me Armandën vizituam Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.
Rreth 150 kryemjeshtra të artit mesjetar, që nga Onufri tek Konstandin Shpataraku, mund të eksplorohen nga afër, duke dëgjuar për ta edhe përmes një audio-guide në 4 gjuhë, ku veçanti është përfshirja e gjuhës ukrainase. Kjo gjuhë është bërë pjesë e audio-guidës së muzeut, përmes një iniciative të kërkuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me mbështetjen e Armandës, duke konfirmuar nje tjetër herë se popujt mund dhe duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes vlerave më të larta njerëzore.”
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026