Inteligjenca Artificiale është duke u përdorur edhe në fushën e futbollit. Pas Chat GPT, tanimë është “Open AI” që ka publikuar edhe formacionin më të mirë në historinë e futbollit, me fansat që ndahen për emrat në fushë.
Me skemën 4-3-3, në portë është portieri i Parmës, 45-vjeçari Gianluigi Buffon. Linja e mbrojtjes me katër përbëhet nga Cafu, Franco Baresi, Franz Beckenbauer dhe Paolo Maldini.
Mesi i fushës i përket treshes Johan Cruyff, Zinedine Zidane dhe Diego Armando Maradona. Sulmi i takon Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që mbështesin ‘mbretin’ e futbollit, Pele.
Megjithë këtë përgjigje nga Inteligjenca Artificiale, tifozët janë të zhgënjyer për emrin e Ronaldo “Fenomenit” që mungon.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026