Dje festoi ditëlindjen një yll, Jonida Vokshi.
Jonida është një aktore e shkëlqyer. Origjinale.
Jonida është një moderatore. Tipike.
Para pak vitesh, Jonida shkëlqeu në prezantimin e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. E thjeshtë, e zgjuar, elokuente, e aftë të menaxhojë situata në transmetim live, e ëmbël si vetë ajo. Kjo ishte Jonida që la gjurmën e vet në historinë e eventit më të madh muzikor shqiptar.
Së fundmi, ajo moderoi edhe spektaklin e parë të BBV në Kosovë, duke i dhënë një tjetër vlerë spektaklit dhe karrierës së saj.
Jonida e festoi ditlindjen me dashuritë e saj, vajzën Emi dhe bashkëshortin e saj Besnik, si dhe me shumë e shumë njerëz të dashur, ndërkohë që është në pritje të ëmbël për ti bërë dhuratë edhe një “shok” Besnikut…
Edhe redaksia e “Pena.al” i urojmë jetë të gjatë Jonidës: “Rritu dhe pak se mbete gjithmonë si vajzë gjimnazi”…



- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026