Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Olta Gixhari ka sqaruar videon e bërë virale në rrjete sociale ku e pyesin nëse është e kënaqur.
E ftuar në “Më Lër të Flas”, ajo shpjegoi situatën ndërsa në emision u shfaq një video e pa publikuar më parë.
Olta: Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë. Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe mu bë psikozë dhe thash nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën.
Kujtojmë se Olta vendosi të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në vendin tonë, duke lënë përgjysmë eksperiencën në Big Brother VIP.
- Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12% - 12/11/2026
- Jo Rama, as Berisha por maskat! - 12/11/2026
- “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë - 12/11/2026