I shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, 36 vjeçari me inicialet A.M është gjetur pa shenja jetë në një përrua në fshatin German, Mat.
Kallëzimin në polici e kishte vëllai i viktimës, i cili ka treguar së kohët e fundit vëllai i tij kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Mat/informacion paraprak
Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes