27.5 C
Tirana
25 / 05 / 2026

U filmua duke i marrë ryshfet një qytetari, pezullohet nga detyra polici rrugor

Një efektiv i policisë rrugore të Fierit është pezulluar nga detyra pasi u filmua duke marrë ryshfet.

Policia tha se pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas që i jep ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e gjobës, është pezulluar menjëherë nga detyra inspektor G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në policinë e Fierit.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x