Evi Kokalari, dikur një mbështetje shumë e madhe e Sali Berishës, tani jo vetëm që është kundër tij, por edhe një kundërshtare e fortë ndaj Belind Këlliçit. Teksa e cilëson si “kloun”, Kokalari thotë se kandidimi i tij është si produkt i pazareve të pista. Ajo thotë se në këtë drejtim ka mbivlerësuar ndershmërinë e Sali Berishës, pasi besonte realisht se ‘Foltorja’ do të sillte ndryshimin, por nuk rezultoi kështu.
“Tashti më thonë që kjo gjëja mund të ketë gënjyer dhe për masterin dhe prandaj Ministria Arsimit s’ja njeh diplomën. Po gërmoj më tej e do t’ju them. Se si u reduktua PD e rithemelimit tek ky klloun, zoti e di. Se pse Berisha mbylli sytë dhe veshët me këtë njëri, dhe ky mister është. Që pazaret janë arsye s’ka asnjë diskutim, por sa kyç paska qënë ky pazar që këta sakrifikuan gjithë atë mund të foltores dhe më detyruan dhe mua t’ju dal kundër, është akoma për t’u parë.
Që Berisha bëri gabim që nuk reagoi dhe mbasi i kërkova ndihmë, për sulmet që ky lëtyrë lancoi ndaj meje vjet në verë, besoj se tashmë kaq e kanë kuptuar të gjithë, dhe për të qënë e sinqertë, s’kam ndërmënd ta lë të kaloj. Demokratët mos më kërkojnë më llogari pse i jam kthyer këtij gjësë, apo dhe Berishës vetë. Nëse ndonjë prej jush mendon që sulmet ndaj meje vjet ishin të justifikuara, hajde ma vërtetoni dhe do tërhiqem. Ndryshe, moral koti mos bëni sepse nuk do ta lë kurrë veten të baltosem në mënyrën se si më baltosën disa me dijeninë e plotë të Berishës, vetem se ekspozova vjedhjet dhe manipulimet e këtyre. Dhe gjë mangut nuk do t’i lë….
Tashti shoh foltoren se si po vetshkaterrohet, dhe më vjen keq që me naivitet mbivlerësova aftësitë e tij për të bërë ndryshime reale në PD, që si pasojë, do të sillnin ndryshime në të gjithë arenën politike të vendit. Në fakt aftësitë i kishte, unë mbivlerësova ndershmërinë e tij.