10.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për këtë ofertë.

Në një postim në Twitter, Kurti e ka përmendur këtë refuzim të Vuçiqit, duke i rikujtuar edhe refuzimet tjera të presidentit serb për të nënshkruar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, si dhe aneksin për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, më 18 mars në Ohër.

‘Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetë-menaxhimit për serbët, në një shoqatë që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek.’- shkroi Kurti.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x