10.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-anëtarin e KPA Luan Daci

Sekuestrohen 34 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës.

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin e formës së prerë për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci. Megjithëse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Daci kishte kërkuar heqjen e dënimit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë nga të tria shkallët e gjyqësorit. Daci kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x