Sot, Hamit Boriçi ka filluar ditën e parë të vitit të tij të nëntëdhjetë e katër!
Të gjithë kolegët e mi të fushës së gazetarisë, por jo vetëm, duhet ta kenë privilegj takimin me “legjendën” e gjallë të gazetarisë shqiptare.
Unë kam fatin ta kem njohur qysh herët, student. Atë botë, çuditesha me thjeshtësinë e Kryeredaktorit të gazetës “Bashkimi”, me maturinë, me komunikimin, urtësinë, dijen, përkujdesjen ndaj nesh dhe një lloj dashurie e fisnikërie që atëherë nuk i kuptonim si sot. Ishte gjithë sjellja e profesor Hamitit që na bënte ta adhuronim këtë njeri.
Une kam patur dhe një privilegj ose fat do të thoja. Profesorin e kam kojshi, një hyrje na ndan në të njëjtin pallat prej rreth 30 vitesh.
Dje festoi ditlindjen me miqtë e tij, ndërsa sot biseduam gjërë e gjatë në kafen poshtë pallatit. Edhe sot, mësova shumë të reja nga Profesori. Do ti shkruaj më vonë, sepse të shkruash për Boriçin duhet të matem mirë. Siç i thonë, “duhet të matesh shtatë pash”…
Enciklopedisë së gazetarisë, Profesor Hamit Boriçit, “Pena.al” i uron shëndet e jetë të gjatë.
Martin Leka

- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026