Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës nuk është më e njëjta. Çifti ka qëndruar distant që nga dita e djeshme e madje nuk kanë biseduar as me njëri-tjetrin, që pas lojës së vajzave. Sot, Luizi tentoi të bënte një hap, duke përqafuar Kiarën por u has me rezistencën e saj. Moderatorja i bëri të ditur se nuk ndihet gati që ta përqafojë e ta puthë.
E vetmja banore e cila u mundua t’i pajtonte ishte Ermiona, mirëpo ajo u përjashtua sot nga ‘Big Brother’ pasi theu rregullat. Se si do shkojë lidhja e tyre e se kush do bëhet ‘ndërmjetës’, mbetet për t’u parë.
BISEDA:
(Luizi tenton ta përqafojë)
Luizi: Nuk po të shaj as po të pështyj.
Kiara: E kuptoj, po nuk jam gati, as të të përqafoj, as të të puth.
Luizi: Po mirë jam gati unë.
Kiara: Po mirë je gati ti..
Luizi: Duro.
Kiara: Si duro?
Luizi: Po duro përqafimin, se nuk po të jap shpullë.
Kiara: E para, kujto fjalët që të thashë dje. Mbaji vath në vesh, nuk po i zbaton ato që unë të kam thënë. Nuk të them më, nëse nuk e ndjen, mos e bëj.
Mos hajde të më përqafosh se nuk më ka kaluar. Vjen sikur nuk ka ndodhur asgjë.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026