Mëngjesi i sotëm nisi me zarf të zi në shtëpi.
Luizi ka detyrën ta lexojë atë për banorët e mbledhur në sallon kureshtar se çfarë ka ndodhur.
Zarfi shpjegon se vëllai i madh ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për thyerjen e rregullores së formatit ku nuk lejohet cënimi i integritetit i askujt.
Dhuna verbale e përdorur mbrëmë në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje të rëndë të rregullave ndaj edhe për këtë arsye skualifikohet nga loja e Big Brother Vip Albania.
Kujtojmë se mbrëmë nata ka qënë e gjatë për banorët pasi Ermiona pati një shpërthim kundrejt Oltës, Maestros, Deas dhe Kiarës duke e quajtur të padrejtë reagimin e tyre ndaj Luizit.
Ajo u kthye në fenomen për publikun,i cili me siguri nuk do e presë mirë këtë vendim nga produksioni.
Ndiqni videon:
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026