Ka startuar këtë të martë në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë edicioni i dytë i Kampionatit Ekipor të Shahut “Vangjo Boboshtica”.
Ky kampionat organizohet nga Shoqata Studentore e Sportit të universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut. Edhe këtë vit marrin pjesë nxënësit e 12 shkollave të mesme të qarkut të Korçës.
Për pedagogen dhe kryegjyqtaren Irena Nikaj, kampionati synohet të kthehet në një veprimtari të përvitshme, për të mbajtur gjallë këtë traditë që ka pasur rajoni i Korçës, me synim rritjen e pjesmarrësve dhe të cilësisë.
Pas shortit të hedhur një ditë më parë në ambientet e rektoratit, për ndarjen e shkollave pjesmarrëse në grupe, disa prej tyre kanë nisur sot përballjen.
Kampionatit Ekipor i Shahut “Vangjo Boboshtica” ka marrë këtë emër si vlerësim për emblemën e shahut korçar, trajner dhe popullarizues i shahut në Korçë.
Këtë të martë janë zhvilluar ndeshjet e grupeve ndërkohë që nesër do të jenë ndeshjet gjysmëfinale dhe finale e më pas do të zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimeve të kampionatit.