Analistit të njohur Kreshnik Spahiu nuk i ka shpëtuar citimi i presidentit turk Erdogan në lidhje me tërmetin e 6 shkurtit dhe dëmeve kolosale në njerëz dhe objekte që janë shkaktuar, ku ai thotë që çdo gjë e humbur do i kthehet njerëzve akoma dhe më mirë. Në rrjetin e tij social zoti Spahiu ka hedhur një postim ku shprehen pjesë nga fjala e Erdogan dhe i ka vënë mbishkrimin “Era shtet”, referuar mbështetjes që qeveria turke pritet ti japë popullit.
Pjesë nga fjala e presidentit Erdogan:
“Vullneti i Allahut! Atë donte, Ai e bën!
Ne nuk mund t’i kthejmë ata që humbëm. Por une dua t’i qetësoj ata që humbën shtëpitë e tyre! Ata nuk do të paguajnë asnjë lirë për të ndërtuar shtëpitë e tyre. Ne do t’u ndërtojmë atyre shtëpi dhe banesa më të mira se ato që humbën.
Secilit njeri qe ka humbur qoftë edhe një pemë, do ti kompensohet me dhjetë prej tyre”!
