Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian.
Në nisje të seancës së sotme plenare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS.
“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla.
Pak javë më parë, Ahmetaj u shkarkua nga Rama nga posti i zv/kryeministrit ndërsa në vend të tij u emërua Belinda Balluku.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Data e zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu takon sot partitë politike, çfarë pritet - 30/04/2026
- Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN - 30/04/2026
- “Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale - 30/04/2026