Puthja mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ishte shëndrruar në një dramë më vete brenda shtëpisë së “Big Brother”, teksa këngëtari e kërkonte me ngulm prej shumë kohësh, por moderatorja nuk kishte rënë pre e presionit, të paktën deri në momentin që ata u shpallën burrë e grua në dasmën e organizuar nga Vëllai i Madh. Pas puthjes së Kiarës afrimiteti midis tyre është bërë akoma edhe më i ngushtë dhe momentet romantike janë gjithmonë prezente.
Siç duket tani Kiara e ka ndarë mendjen që me Luizin mund të ketë diçka më shumë edhe përtej BBV.
Luizi ka shprehur shumë herë pëlqimin e tij ndaj moderatores Kiara Tito, por nga kjo e fundit nuk i kishte dhënë shumë shpresa në fillim duke e injoruar dhe duke mbajtur distancë me të. Megjithëse Luizi vazhdonte të tregonte kujdes ndaj saj, Kiara dita-ditës filloi që të qëndronte në shumë pranë tij. Tani ata duket se do të jenë çifti i parë zyrtar i Big Brother Vip 2