Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka folur jashtë Kuvendit, pas tensioneve që shoqëruan sot seancën plenare.
Ai tha se Rama është përfshirë në një vorbull korruptive ndaj edhe duhet ti përgjigjet kërkesës për interpelancë.
Më tej Alibeaj shtoi se Rama duhet të jap sqarimet në lidhje me këtë skandal, dhe se ku i ka gjetur 225 mijë dollarët që ka paguar ish agjentin rus teksa kërkoi edhe procedimin penal për të.
“Është shumë e turpshëm tallja me Parlamentin, ajo çfarë kemi kërkuar është që kryeministri ka detyrim politik, ligjor, të përgjigjet kërkesës për interpelancë. Faktet e dala nga drejtësia amerikane i referohen atij, të dhënat kanë dalë nga zyra e tij. Nëse nuk vjen ka ndodhur diçka. Në dy seanca nuk ka ardhur, pra s’kemi kryeministër”, u shpreh ai.