8.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Albumi i këngëtares me origjinë shqiptare, i dyti më i dëgjuari në botë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max ka publikuar pak ditë më parë albumin e saj më të ri me titull “Diamonds & Dancefloors”.

Albumi i zhanrit ‘dance’ dhe ‘pop’ është pritur mirë nga publiku dhe menjëherë ka kryesuar listat ndërkombëtare. Aktualisht, albumi i artistes rezulton i dyti më i dëgjuar në nivel global.

Ai madje ka lënë prapa edhe albumin e shumë diskutuar të këngëtarit Sam Smith, “Gloria”, i cili ende nuk është publikuar i plotë.

Në shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify, iTunes dhe Apple Music, albumi “Diamonds & Dancefloors” ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh që në ditët e para të publikimit.

Albumi ka gjithsej 14 këngë të zhanreve të ndryshme, ku mes tyre janë edhe hitet “A Milion Dollar Baby” dhe “Maybe You’re The Problem”. Ky është albumi i dytë në karrierën e 28-vjeçres, pas suksesit që shënoi me albumin e saj të parë “Heaven and Hell”, i publikuar në vitin 2020.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x