Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” është luajtur një lojë mbrëmjen e djeshme me pyetje anonime. Secili nga banorët ka bërë 15 pyetje në fshehtësi për çdo personazh aty.
Më pas Amos ka lexuar me radhë pyetjet, duke ua drejtuar banorëve që u përkisnin dhe ata nuk duhej që të shmangnin përgjigjen.
Një ndër pyetjet që iu drejtua Kristit është: “A ke ndjenja për Oltën?”, të cilën e mori duke qeshur.
“Ndjenja shoqërore dhe të mira po. Besoj që ai personi nënkuptonte në mënyrë tjetër”, tha Kristi.
Ndërkohë Amos që lexonte pyetjet i thotë: “E di ti se si e interpreton”
“Që kam ndjenja po, domethënë të mira, absolutisht po”, vijon më pas Kristi.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026