Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe zonja e Parë Armanda Begaj uruan sot ditëlindjen e 87-të të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Në një postim në rrjetin social facebook, presidenti Begaj e cilëson Kadarenë si ambasadorin më të mirë të kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë.
Më poshtë urimi i presidetit Begaj:
“Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letersisë shqipe, Ismail Kadare.
I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë”, përfundon mesazhi i presidentit Begaj.
