13.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

21 janari/ Imeraj: Kushdo që ka dijeni se Berisha urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve, le të dëshmojë

Ish- kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur për kallëzimin e bërë nga ministri Ulsi Manja në SPAK për 21 janarin e 2011-tës ku mbetën të vdekur katër protestues.

E ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’ në Report TV, ajo tha se cilido politikan apo kushdo tjetër që ka dijeni se urdhrin për të shtënë drejt protestuesve e ka dhënë ish kryeministri, Sali Berisha, duhet të shkojë të dëshmojë në prokurori.

“Ne kemi një kallëzim që na thjotë se ka dalë një audiopërgjim. E zëmë se e marrim këtë audiopërgjim. Kushdo individ, politikan që ka dijeni që këtë urdhrin e ka dhënë Berisha të vijë të dëshmojë. Të tregojë se nga e ka marrë dijeninë, të verifikojmë edhe pjesën tjetër.

Pritshmëria e publikut është e tillë që për shkak të impaktit publik që ka dhe për shkak të atyre viktimave, duhen ndjekur këto etapa.

A kemi sot ne një individ që del dhe thotë se urdhrin e ka dhënë Basha? Askush nuk e ndalon prokurorinë të japë urdhër për thirrjen e dëshmitarëve që kanë dijeni për këtë çështje”-u  shpreh Imeraj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x