Paketa fiskale e bashkisë Pogradec për vitin 2023 parashikon aplikimin e lehtësive fiskale si dhe përjashtime për grupe të caktuara taksapaguesish në nevojë.
Enjela Karafili Drejtore e Drejtorisë së Tatim Taksave në këtë bashki, bën me dije se janë rreth 6000 familje të cilat përfitojnë ulje deri në masën 30% të taksave dhe tarifave vendore. Nga kjo lehtësi përfitojnë pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Nga ana tjetër edhe për vitin 2023 ka zerim të taksave për gratë kryefamiljare të papuna dhe pensionistët e vetmuar. Prej kësaj lehtësie fiskale sipas Karafilit përfitojnë 441 persona në bashkinë e Pogradecit.
Sa i përket buxhetit të bashkisë Pogradec për vitin 2022 sipas drejtores së tatim taksave, ai është realizuar në masën 63%.
Sipas drejtores Karafili e vetmja shtesë në paketën fiskale të bashkisë Pogradec për vitin 2023 është një pagesë e re vjetore prej 1 mijë lekësh për çdo qytetar që aplikon për t’u pajisur me kartë rezidenti që lidhet me parkimin e automjeteve në lagjet e qytetit, e cila do të bëjë të mundur një menaxhim më të mirë të vendparkimeve.