6.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

U përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi/ Berisha: Të enjten do jem në përgatitje të revoltës më të fuqishme që keni njohur

Sali Berisha ka komentuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare.

Në konferencën për shtyp të së premtes, Berisha u shpreh se të enjten e ardhshme do të përgatitet për protestën e radhës, por nuk dha një datë se kur do të mbahet.

“Parlamenti i Lindës dhe i Ramës, parlamenti i turpit në historinë e parlamentit. Beteja do zhvillohet në çdo sallë, në çdo insitucion. Të enjten do jem në përgatitje të revoltës më të fuqishme që keni njohur”, tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x