Autoritetet policore në Durrës organizuar e finalizuan operacionin e koduar “Krahët e krimit”, falë së cilit u zbulua një ‘shtëpi bari’ dhe u sekuestrua një arsenal armësh.
Rreth 440 rrënjë kanabis u zbuluan në një shtëpi 4 katëshe në fshatin Sallmonë të Shijakut, në pronësi të 2 vëllezërve. Në të njëjtën shtëpi, autoritetet zbuluan edhe një arsenal armësh, të fshehura në një ambient me mure të dyfishtë. Mes armëve u gjetën 10 kallashnikovë, granata, municione etj.
Autoritetet po ashtu arrestuan një prej vëllezërve, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.
Policia thotë se “dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga grupet kriminale dhe bimët narkotike mund të jenë financuar nga këto grupe”.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)