Delina Ibrahimaj, ministre e financave: Pritet të ulet borxhi publik
6.1 miliardë lekë do të përdoren për paketën anti krizë, ka bërë të ditur sot Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në komisionin e Ekonomisë, i mbledhur për të rishikuar buxhetin e vitit 2022. Sipas ministres, ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve, ndërsa synohet shtrirja në kohë e paketës për të përballuar
krizën. Ibrahimaj tha se akti normativ parashikon disa ndryshime kryesore të politikës fiskale, ndërsa theksoi se janë alokuar fonde për ndihmat sociale, kompensimin e mëtejshëm për inputet kryesore për investimet publike dhe emergjenca të tjera që mund të dalin gjatë vitit.
Në aktin normativ të prezantuar nga ministrja e financave është bërë një reduktim i tavanit të defiçitit buxhetor me 17 mld lekë ,ndërsa borxhi publik për këtë vit pritet të ulet në krahasim me vitin e shkuar.
- Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës! - 23/06/2026
- “Nuk dal në protestë”, Braçe për tubimin para Kryeministrisë: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme. I rri përballë qeverisë time dhe… - 23/06/2026
- “Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”? - 23/06/2026