18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Vizitoi sot papritur Ukrainën, Kievi vlerëson vizitën e Boris Johnson

Ish kryeministri britanik Boris Johnson ka vizituar sot sërish Ukrainën, po kësaj radhe krejtësisht pa plan. Ai u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy ndërsa u pa gjithashtu duke vizituar Borodianka, Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit.

Qeveria e Ukrainës ka lavdëruar ish-kryeministrin në vazhdën e vizitës së tij, duke thënë se tashmë Johnson është një mik i mirë i Ukrainës dhe vlen më shumë se tanket apo ndihmat e tjera.

” Miqtë si këta vlejnë më shumë se një skuadrilje tankesh. Jemi të lumtur të mirëpresim Boris Johnson në Ukrainë. Një person që ka qenë me popullin ukrainas që nga dita e parë.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x