Një strehë e dytë e përdorur nga mafiozi më i kërkuar i Italisë, Matteo Messina Denaro, është zbuluar në pjesën e pasme të një gardërobe të mbuluar me rroba. Policia italiane tha se në dhomën e fshehur u gjetën bizhuteri, gurë të çmuar dhe sende argjendi.
U gjetën gjithashtu kuti letre boshe. Ai kishte ndjekur një seancë kimioterapie në një klinikë private në Siçili.
Menjëherë pas kapjes, bosi i mafies u dërgua në një burg në L’Aquila, në rajonin qendror italian të Abruzzo, ku raportet thonë se ai do të vazhdojë të marrë trajtim për sëmundjen e tij.
Të enjten, Messina Denaro nuk pranoi të paraqitej përmes videolidhjes në një seancë dëgjimore mbi vrasjet e gjyqtarëve Paolo Falcone dhe Giovanni Borsellino në 1992.
Vrasjet janë vetëm dy nga krimet për të cilat Messina Denaro një ish-bos i grupit të fuqishëm të krimit të organizuar Cosa Nostra është shpallur fajtor.
Mediat italiane raportuan se ka shenja se bosi së fundmi banonte në strehën e dytë të tij që u zbulua nga autoritetet.
Bunkeri ndodhet në një shtëpi rreth 300 metra larg strehës së parë të bosit të mafias në qytetin siçilian të Campobello di Mazara.
Çelësat e makinës të gjetura në çantën që mbante Messina Denaro në momentin e arrestimit i çuan hetuesit në atë vendndodhje të parë. Policia bastisi vendndodhjen pasditen e së hënës dhe gjeti një banesë përdhese prej 60 m2, e cila u cilësua si “e rehatshme”.
Mediat italiane thanë se në vendngjarje u gjetën parfume luksoze, mobilje të shtrenjta dhe veshje të stilistëve të famshëm si dhe dy telefona celularë dhe pilula Viagra.
Policia e kishte ndjekur shefin e mafies për tre dekada deri sa u arrestua nga policia të hënën, raporton BBC.
Pseudonimi, Andrea Bonafede, ngjalli dyshimin e policisë kur kuptuan se ishte emri i nipit të bosit të vdekur mafioz, Leonardo Bonafede.
Ndërkohë nën hetim për mbështetje të bosit mafioz është edhe një mjek i dytë, onkologu Trapani Filippo Zerilli, i cili kishte kryer testin e ADN-së të nevojshme për trajtimin me kimioterapi të cilit i duhej t’i nënshtrohej kumbari i Castelvetrano.