Për të folur më tepër rreth komenteve dhe zhvillimeve të fundit në Big Brother Vip, në Dritare TV ishte artisti Robert Aliaj, për të folur rreth pozitave të djalit të tij Kristi, një prej konkurentëve brenda shtëpisë.
“Raporti Luiz-Kiara është një dramë turke që po luhet aty brenda dhe e do publiku. Duam apo nuk duam ne këto tërheqin. E kërkon formati që të krijohen një apo dy histori dashurie që të duket sikur po ndodh aty dhe kështu është loja. Ne nuk i ndalojmë dot.”,-u shpreh Aliaj Dragot.