13.5 C
Tirana
08 / 11 / 2025

Partizani-Vllaznia, ndeshja e parë e Superiores që do ndjek trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho

Sylvio Mendes Campos Júnior i njohur si Sylvinho u prezantua si trajneri i ri i Shqipërisë dy ditë më parë.

Braziliani nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur nga puna për të pikasur elementët e rinj që mund të jenë pjesë e kuqezinjve.

Sylvinho do jetë në tribunë për ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, programuar për të premte në 16:00 në kompleksin “Partizani”.

Mësohet se drejtuesit e FSHF i kanë kërkuar Partizanit disa vende të rezervuara në stadium, kjo për stafin e ri të ekipit kombëtar.

Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë është kryendeshja e javës së 16-të në Superligë, me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij që do zhvendosen në Shqipëri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x