27.3 C
Tirana
01 / 08 / 2026

Fundjavat në Korçë/ Edhe pas festave të fundvitit vizitorët vendas vijojnë të zgjedhin Korçën, si destinacionin e preferuar dimëror

Qyteti i Korçës edhe rrethinat, vijojnë të ngelen një ndër atraksionet turistike të fundjavës edhe pas festave të fundvitit.

Që prej datës 31 dhjetor e deri në 3 janar, të gjitha njësitë pritëse duke përfshirë këtu hotele, bujtina apo edhe shtëpi pritëse, kanë qenë të rezervuara në masën 100 %, ndërsa fundjava, sipas operatorëve turistikë, ka qenë deri në masën 80% të kapacitetit.

Sikurse pohohet prej tyre, në këtë sezon dimri, vizitorët janë kryesisht vendas, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sipas burimeve zyrtare, në Bashkinë e Korçës funksionojnë mbi 120 struktura akomoduese me rreth 3200 shtretër.

Korça ngelet ndër atraksionet e preferuara në stinën e dimrit ndërsa zgjidhet për bukuritë natyrore që ofron, kulinarinë e mikpritjen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x