Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në qarkun e Korçës, reshje të cilat kanë rënë në lartësinë mbi 1250 metra, duke përfshirë edhe rrugën e Dardhës nga kilometri i 8-të deri në të 13-tin, ku trashësia e borës ka shkuar deri në 10 centimetra.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se reshjet e borës kanë rënë në lartësinë 1250 metra, përfshirë këtu edhe segmentin rrugor nga “Muri i Musait” e deri në Dardhë. Dëborë ka pasur në Shtyllë e deri në majë të Mashkullorës, ashtu siç ka pasur edhe në fshatrat e Vithkuqit, si dhe në fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar sektori Korçë, bën me dije se është punuar gjatë natës për pastrimin dhe kriposjen e rrugës së Dardhës, aty ku trashësia e borës ka shkuar deri në 10 cm.
Nga ana tjetër nga ana e bashkisë Korçë, është punuar edhe për pastrimin e rrugës nga Vithkuqi në Shtyllë dhe më tej edhe drejt majës së Mashkullorës.
Nuk raportohen probleme përsa i përket lëvizjes në fshatrat e thella ku ka pasur edhe reshje dëbore. Burimet thanë se ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike gjatë natës në fshatrat e Devollit të Sipërm, përfshi edhe fshatin turistik të Dardhës.



- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026