13.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

A do hyjë në Big Brother VIP? Aleksia Peleshi: Nuk futem

Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Aleksia është mjaft aktive dhe e njohur në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një “Ask Me” në llogarinë e saj në “Instagram” me ndjekësit e saj, ku është pyetur nëse do të dëshironte që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”.

“Jo nuk do futem. E para jam në shkollë, e dyta pavarësisht se si produksion është shumë i arrirë, banorët e sivjetshëm me aq sa kam parë kanë probleme të theksuara me etikën, komunikimin, bashkëveprimin.

Disa prej tyre përçojnë një farë ligësie që nga ekrani. Unë nuk bëhem dot pjesë e një grupi njerëzish ku niveli i bisedës është aq i ulët. Ose do dal që aty si McGregor pastaj”, shkruan Aleksia.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x